Gjiko dhe Elita Rudi do të bëhen prindër, çifti martohen në shtator

Mediale Vip

Gjiko dhe Elita Rudi do të bëhen prindër, çifti martohen në shtator

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 21:19
Gjiko dhe Elita Rudi (Foto: Gjiko/Instagram)

Reperi Gjiko dhe prezantuesja e njohur Elita Rudi tash e sa vite janë në lidhje.

Ata u fejuan në mbrëmjen e 25 qershorit, në një ceremoni private në Prishtinë, në të cilën reperi nga Peja i ka propozuar në gjunjë bukuroshes Rudi.

Duket se në vetëm pak muaj, ata mendojnë edhe të martohen, dhe madje do të bëhen edhe prindër.

Burimet të afërta me çiftin bëjnë të ditur se prezantuesja Elita Rudi është shtatzënë.

Të njëjtat burime thonë se çifti kanë ndër mend të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në muajin shtator.

Detaje tjera ende nuk janë bërë të ditur, megjithatë pritet të jetë një dasmë glamuroze me shumë të ftuar VIP.

Elita dhe Gjiko janë shquar gjithmonë si një ndër çiftet më simpatikë të estradës, dhe duket se dashuria e tyre po kalon tashmë në një fazë tjetër të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat