Rihanna reagon për komentet e fundshpinës dhe kofshëve të bëshme

Mediale Vip

Rihanna reagon për komentet e fundshpinës dhe kofshëve të bëshme

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 08:41
Rihanna

Rihanna është e para femër me ngjyrë që bëhet pjesë e kopertinës "Vogue" në Britaninë e Madhe dhe ky botim është quajtur më i rëndësishmi i vitit. Ajo ka sjellë sërish trendin e ri të vetullave të holla, ndërkohë që po komentohet shumë për format e bëshme.

Në intervistën që do të publikohet në muajin shtator, Rihanna ka folur për marrëdhënien që ka me trupin.

“Jam krenare që jam një femër e botës së spektaklit me këto lloj formash, me këtë fundshpinë me këto kofshë”, ka thënë 30-vjeçarja.

Sipas mediave të huaja, Riri ka thënë se do të nisë palestrën, jo për tu dobësuar por për tu tonifikuar e për të bërë forma seksi në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat