Unikkatili nesër në Durrës, reperi mban koncertin e parë në Shqipëri

Mediale Vip

Unikkatili nesër në Durrës, reperi mban koncertin e parë në Shqipëri

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 21:08
Unikkatili

Reperi më i famshëm shqiptar Unikkatili mban nesër në Durrës një koncert madhështor dhe kjo është hera e tij e parë në Shqipëri.

Unikkatil, reperi më rebel dhe i shumëpërfolur në gjithë rrjetet sociale, si një artist që me tekstet e tij ka krijuar shumë debate, do të performojë në stadiumin e Durrësit me një atmosferë mbarë kombëtare.

I njohur për karakterin e tij enigmatik, ai shfaqet shumë rrallë nëpër videoklipet e tij.

Vetëm 4 ditë pas publikimit të këngës së re, Unikkatil pritet të vijë në stadium më shumë elementë kombëtare.

Ky është koncerti i dytë pas atij të Kosovës 5 vjet më parë dhe është organizuar deri në detaje nga Cinco Cavalli me mbështetjen e Digitalb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat