Edhe këtë mund ta bëjë Rihanna

Mediale Vip

Edhe këtë mund ta bëjë Rihanna

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 22:15
Rihanna

Rihanna i ka ndihmuar mikes së saj që ta gjejë valixhen e humbur.

Në rrjetin social Instagram, grimerja e saj, Priscilla Ono, ka treguar se i është humbur valixhja gjatë fluturimit me KLM Airlines dhe se si kur i ka telefonuar atyre, është mbajtur të presë gjatë në linjë dhe më pas ia kanë ndërprerë telefonatën.

“Mi kanë humbur dy valixhet e mia me gjithë punën time jetësore në to. E kam plotësuar një raport për këtë, por ende nuk mund të lidhem më askë prej tyre. Më kanë mbajtur në telefon për 40 minuta duke pritur dhe më pas e kanë ndërprerë linjën. Kjo është shumë frustuese dhe pikëlluese. Aty kam mjetet e mia të para 14 vjetëve që janë të pazëvendësueshme”, shkroi Ono.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat