TopAwards/ Samanta, debutimi më i mirë i javës

Mediale Vip

TopAwards/ Samanta, debutimi më i mirë i javës

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:28
Samanta Karavella

“Kush jam” është projekti muzikor që e risjell në qendrën e vëmendjes Samantën pas 5 muajsh mungesë. Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar ka vetëm një javë që ka publikuar prurjen e saj më të re, e cila ka bërë për vete menjëherë zemrat e publikut.

Pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj që nga bashkëpunimi saj me Ermal Fejzullahun, “Faj”, Samanta di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen në mënyrë që publiku të mos e ndjejë mungesën e saj.

Që në javën e parë të publikimit, “Kush jam” është dëgjuar dhe votuar pafund nga fansat, duke e futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ky projekt jo vetëm është bërë pjesë e listës që në momentet e para të publikimi, por ai është pozicionuar mjaft mirë, duke e shndërruar Samantën në debutimin më të miri të javës.

Me muzikë të Kledi Bahitit dhe tekst të Fifit, kjo këngë renditet në vendin e 15-të për këtë javë, duke lënë kështu të nënkuptohet se fansat e kanë shijuar pafund prurjen e re të artistes së tyre të preferuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat