52 vjet nga vdekja e ikonës Marylin Monroe - Bota Sot
52 vjet nga vdekja e ikonës Marylin Monroe

Mediale Vip

52 vjet nga vdekja e ikonës Marylin Monroe

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 07:41
Marylin Monroe

Marylin Monroe, mbetet ylli më i famshëm i botës. Ajo vdiç më 5 gusht 1962, pasi kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

Ajo u gjet e vdekur në shtratin e saj më 5 gusht të 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçes. Autopsia doli në përfundimin se vdekja e saj ishte me shumë probabilitet vetëvrasje

Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.

Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio.

Marilyn Monroe lindi më 1 qershor 1926 në Los Angeles. Vdekja e parakohshme i dha një fund edhe karrierës së saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...