Catherine Zeta – Jones nostalgjike, tregon foton e parë me bashkëshortin!

Mediale Vip

Catherine Zeta – Jones nostalgjike, tregon foton e parë me bashkëshortin!

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 07:55
Michael Douglas dhe Catherine Zeta -Jones

Catherine Zeta -Jones është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto me kuptim shumë të veçantë. Bëhet fjalë për herën e parë që ajo ka takuar bashkëshortin e saj, Michael Douglas.

Një natë e dy dekadave më parë, në 1998. Në këtë foto duket aktorja, e cila  duket e mrekulluar nga ai që pak me vonë do tê bëhej bashkëshorti i saj.

Ishte miku i Michael, Denny de Vito që bëri të mundur takimin e aktorit me Zeta Jones dhe pak muaj më vonë erdhi deklarata e Douglas për Zeta Jones, që bëri bujë atë kohë: ” Dua të jem babai i fëmijëve te tu”.

Michael është 73 vjeç ndërsa Catherine është 48 vjeç. Çifti ka dy fëmijë, Dylan, 17 dhe Carys, 15 vjeç.
Paçka diferencës së madhe të moshës ata kanë pasur martesë së shëndetshme dhe gjithmonë shfaqen shumê të dashuruar në publik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat