Shpend Latifi dhe Lindita Selimi thonë 'Amaneti', një këngë ritmike që freskon atmosferën në ditët verore

Mediale Vip

Shpend Latifi dhe Lindita Selimi thonë 'Amaneti', një këngë ritmike që freskon atmosferën në ditët verore

Nga: Maksim Gjokaj Më: 6 gusht 2018 Në ora: 22:53
Shpend Latifi dhe Lindita Selimi

Shpendi prej vitesh nuk po mungon me projekte të reja, e gjithmonë po vjen më ndryshe dhe më interesant. Këtë herë ai vjen në bashkëpunim me një ndër zërat më të bukur të muzikës popullore, Lindita Selimin. Ky dyzim artistik duket e tingëllon mjaftë unik. Kënga e tij dhe Lindita Selimit, që sapo është edituar, titullohet "Amanet" dhe ka të gjitha predispozitat për të qenë një nga më të dëgjuarat e momentit.

Projekti është punuar në produksionin "Detox" në Maqedoni, me orkestrim dhe tekst nga vetë këngëtari. Produksioni "Detox" njihet për cilësinë e lartë dhe si studio më kualitative në trojet shqiptare. Videoklipi është realizuar nga "Elmo Creative" dhe është një realizim profesional e bashkëkohor. Ju ftojmë ta dëgjoni "Amanetin": Kjo këngë nderthurrë në vete një miks muzikor të quajtur etno/pop. Është një ndër zërat më të bukur të skenës muzikore shqiptare. I ri, i talentuar, bashkëkohor dhe i pëlqyer nga publiku./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat