E freskët dhe atraktive, Big Mama publikon këngën “Vet më le”

Mediale Vip

E freskët dhe atraktive, Big Mama publikon këngën “Vet më le”

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:35
Big Mama

Kohët e fundit më shumë ka qenë temë e medieve rozë për linjat trupore, se sa për projektet e reja muzikore.

Bëhet fjalë për Big Maman, e cila ka humbur rreth 40 kilogramë në saje të ndërhyrjeve kirurgjike në shtetin turk.

Por, tashmë këngëtarja për sezonin e verës ka sjell edhe këngë në më të re para publikut shqiptar.

“Vet më le”, titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë.

Këtë të fundit e ka realizuar video produksioni 1KL, gjersa është xhiruar pranë plazheve.

Irkenc Hyka është kujdesur për vijën melodike të këngës, gjithash edhe është tekstshkruesi i saj.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtares që do të sjell edhe disa të tjera në këtë vit kalendarik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat