Ellie Goulding tregon se u fejua në mënyrë shumë tradicionale

Mediale Vip

Ellie Goulding tregon se u fejua në mënyrë shumë tradicionale

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:51
Ellie Goulding dhe Caspar Jopling

Kantautorja britanike dhe i dashuri i saj Caspar Jopling që së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre kanë ndarë lajmin e gëzueshëm në mënyrën më tradicionale – në pjesën e njoftimit të dasmave në gazetën britanike The Times.

“Shpallet fejesa mes Caspar, biri i The Hon Nicholas Jopling  nga Yorkshire  dhe Jayne Warde-Aldam nga Yorkshire dhe Elena, e bija e Arthur Goulding nga Herefordshire dhe Tracey Sumner nga West Midlands”, thuhej në njoftimin e gazetës së ditës së martë.

Goulding – e cila ka përdorur emrin e saj të plotë, Elena, në njoftimin zyrtar për fejesë – është në lidhje me Jopling tash e 18 muaj.

Jopling është shkolluar në kolegjin prestigjioz Eton në Britani – ku kanë studiuar edhe Princi Harry dhe Princi William – para se të studionte për historinë e artit, arkitekturës dhe filmit në Harvard.

Duke pasë miqësi me familjen mbretërore, Goulding ka kënduar në dasmën e Princit William dhe Kate Middleton në vitin 2011 derisa së fundmi çifti ka shijuar një pushim në Jordani me Princeshën Beatrice në muajin prill.

 

???? @kevintachman #Serpentine @acnestudios @jacquemus

A post shared by elliegoulding (@elliegoulding) on

Jashtë planeve për dasmë, Goulding është duke punuar për albumin e saj të katërt në Londër dhe po përgatitet që të këndojë për herë të parë në Korenë Jugore, muajin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat