Kris Jenner fejohet me të dashurin 25 vjet më të ri

Mediale Vip

Kris Jenner fejohet me të dashurin 25 vjet më të ri

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 16:31
Kris Jenner

Kris Jenner ka befasuar të gjithë me risinë në jetën sentimentale.

Gjersa e bija Kourtney Kardashian i dha fund lidhjes me të dashurin, Younes Bendjima nëna e saj ka zbuluar se është fejuar me Corey Gamblen.

Ajo ishte e ftuar në shoun televiziv, “The Late Late Show”, ku luajti lojën me ushqime të këqija që duhet t’i hash nëse refuzon t’i përgjigjesh një pyetje.

E pyetur se nëse ishte fejuar me Corey Gamble, Kris vendosi të hante më mirë një karkalec.

Megjithatë, prezantuesi e vuri re një unazë në gishtin e fejesës, ku 62-vjeçarja duke buzëqeshur tha se s’është unaza e betimit mes tyre.

Gjersa i dashuri i saj, 37-vjeçari qëndronte prapa kamerave dhe nuk mund të mos qeshte.

Ndryshe, mediat amerikane kanë zbuluar se së shpejti do të kemi edhe kurorëzim zyrtar mes çiftit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat