Morena Taraku shuan thashethemet e shtatzanisë… shfaqet teksa e mban në gojë

Mediale Vip

Morena Taraku shuan thashethemet e shtatzanisë… shfaqet teksa e mban në gojë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 19:18
Morena Taraku

Ditën e djeshme Morena Taraku publikoi në rrjetet sociale një foto e cila ngriti aludime mjaft të forta. Ajo shihej teksa mbante në dorë një biberon fëmijësh dhe në dorë kishte vendosur një engjëll. Menjëherë pas kësaj në media nisën të qarkullojnë lajme për një shtatzëni të mundshme.

Por duket se këto fjalë nuk janë të vërteta dhe këtë e tregon vetë Morena. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në ‘Instastory’ ajo shprehet se biberonin e ka për vete dhe jo për një fëmijë.

“Unë jam ende bebe vetë, biberoni është i imi”,- shkruan ajo.

Kujtojmë se kohët e fundit këngëtarja është mjaft aktive në muzikë dhe se momentalisht është duke punuar për bashkëpunimin me Sabri Fejzullahun.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat