Ja ç’bënë Sara Hoxha një ditë para dasmës!

Mediale Vip

Ja ç’bënë Sara Hoxha një ditë para dasmës!

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 10:01
Sara Hoxha

Sara Hoxha duket rrezatuese një ditë para dasmës së saj të shumëpërfolur.

Ndërsa udhëton me avion privat, ajo ka zgjedhur të veshë një bluzë të bardhë dhe një fund xhins dhe mendohet që po udhëton drejtë Italisë, më saktë në Komo, aty ku do të zhvillohet ajo që pritet të jetë ceremonia e vitit!

Sara dhe Ledioni më në fund kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ata janë prindër të London Noor dhe siç jemi mësuar të shohim nëpër filma, me siguri vogëlushi do të çojë unazat në altar.

Dasma pritet të jetë shumë e bukur edhe pse detaje si numri i të ftuarve, orari, fustani që do të veshë Sara nuk dihen akoma.
Epo për trashëgimtaren e Top Channel nuk pritet asgjë më pak sesa diçka madhështore në mos në përmasa, në stil dhe veçanti!

Të trashëgoheni! Mezi presim të shohim sa e bukur do të duket Sara nuse!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat