Action Bronson vazhdon t’i shijojë ushqimet tradicionale: ‘Nga pitja e deri tek çaji i rusit’

Mediale Vip

Action Bronson vazhdon t’i shijojë ushqimet tradicionale: ‘Nga pitja e deri tek çaji i rusit’

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 20:23
Action Bronson

Hip hop ylli shqiptar, me famë botërore, Action Bronson tash e disa ditë është në Kosovë.

Meqë do të performojë në festivalin “Sunny Hill Festival”, Bronson ka ardhur ditë më parë i cili po kalon kohë të bukura në vendin e tij.

Me të arritur në Prishtinë, në konferencën e mbajtur drejtuar mediave ai tha se do t’i shijojë të gjitha ushqimet tradicionale, që nga ‘flija’ e deri tek ‘pitja me djath’.

Kurse tani, në profilin e tij zyrtar në Instagram, Bronson ka treguar se është duke i shijuar këto ushqime, përfshirë: piten, specat me hudhër, llokuma e deri tek çaji i rusit.

Ndryshe, Action do të performojë nesër (11 gusht), në ‘Sunny Hill Festival’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat