Familja Beckham pushon falas në hotelin ku nata kushton 5600 euro - Bota Sot
Familja Beckham pushon falas në hotelin ku nata kushton 5600 euro

Mediale Vip

Familja Beckham pushon falas në hotelin ku nata kushton 5600 euro

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:35
Familja Beckham

Familja e famshme Beckham po i kalojnë pushimet në një ishull privat në Indonezi.

Sipas “The Sun”, David dhe Victoria, së bashku me fëmijët e tyre, po qëndrojnë 725 kilometra larg epiqendrës ku ndodhi tërmeti ditë më parë.

Hoteli ku po i kalojnë pushimet ata ka dhoma të bukura tropikale dhe pishina të pafundme dhe çmimi për një natë është 5600 euro.

Ndërsa pronari i hotelit i ka lejuar të qëndrojnë falas për pesë ditë, duke shpresuar se do të përfitojë nga qëndrimi i Beckham-ve, për shkak të marketingut.

Kjo vilë u cilësua si “hoteli më i mirë në botë” nga Travel+Leisure për vitet 2016 dhe 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...