Tërbohen fansat, aktori turk në telashe të mëdha

Mediale Vip

Tërbohen fansat, aktori turk në telashe të mëdha

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 23:42
Kivanç Tatlitug

Aktori i mirënjohur turk, Kivanç Tatlitug, është në telashe të mëdha, kjo për shkak të blerjes së një qeni. Pak ditë më parë, aktori ka ndarë me ndjekësit lajmin se kishte blerë një qen të racës Pitbull.

Por fansat kanë shpërthyer, ku tregonin se kjo është e jashtëligjshme dhe se ai po rrezikon shumë.

Në ligjet turke për mirëmbajtjen e kafshëve, thuhet se kjo racë qeni, për shkak të rrezikshmërisë të lartë, nuk lejohet të shitet apo të blihet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat