Lirohet reperi Action Bronson

Mediale Vip

Lirohet reperi Action Bronson

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 10:33
Action Bronson

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë informacione lidhur me arrestimin e reperit me famë botërore, Action Bronson, në mbrëmjen e dytë të spektaklit në festivalin “Sunny Hill” në kryeqytet.

Bronson kishte pasur një incident gjatë kësaj nate, me të cilën shumë shpejt reagoi edhe Policia e vendit, duke rezultuar në arrestimin e tij, pasi që i njëjti  thuhej që kishte ndezë një “joint” (marihuanë) në skenë dhe atë e ka hedhur në drejtim të publikut.

Zëvendës Kryeprokurori i Themelores, Ibrahim Berisha ka treguar se reperit Bronson nuk i është shqiptuar asnjë masë e ndalimit.

Sipas tij, prokurori kujdestar e ka informuar se nuk është vërtetuar që reperi në fjalë ka konsumuar ndonjë substancë narkotike.

“Sipas informacioneve që pranova nga  prokurori kujdestar, reperit në fjalë nuk i është shqiptuar asnjë masë e ndalimit. I njëjti është intervistuar nga prokurori, por nuk është vërtetuar se bëhet fjalë për ndezje të ndonjë substance narkotike”, ka thënë numri dy i Themelores.

Më tutje, ai ka treguar se Bronson pas intervistimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, festivali “Sunny Hill” vazhdon edhe sot në mbrëmjen e tretë të spektaklit, ku përformojnë këngëtarë me famë botërore në parkun nacional të  Gërmisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat