Dua Lipa largohet nga Kosova, ky është destinacioni i radhës

Mediale Vip

Dua Lipa largohet nga Kosova, ky është destinacioni i radhës

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 10:38
Dua Lipa

Dua Lipa kishte arritur të mërkurën (8 gusht) në Kosovë dhe qëndroi plot katër ditë.

Arsyeja e këtij udhëtimi ishte festivali “Sunny Hill”, ku edhe performoi të shtunën pas mesnatës.

Këngëtarja ka kaluar çaste të mrekullueshme këto ditë sa ka qëndruar në vendlindje, ndërsa edhe mbrëmë ishte e pranishme në festival, ku u argëtua me hitet e artistëve që ‘ndezën’ skenën e “Sunny Hill”.

Mëngjesin e sotëm, Dua është larguar nga Kosova, duke marrë rrugë për në Hungari, për të qenë pjesë e festivalit “Sziget”.

Në InstaStory, ajo ka publikuar një video realizuar me efekte të “Snapchat”, në të cilën shfaqet nga avioni privat me të cilin po udhëton për në destinacionin e radhës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat