Të shtunën u mbajt nata e dytë e festivalit "Sunny Hill".
Në këtë koncert performuan Action Bronson, Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, Gjiko, Tayna, G4shi, e shumë të tjerë.
Ashtu sikurse në natën e parë kur performoi ylli me famë botërore, edhe atë natë interesimi i publikut ishte i madh për të ndjekur nga afër festivalin.
Reperi Ledri Vula ka dhënë një prej performancave më të mira në karrierën e tij.
Në një video që ka postuar në profilin e tij, Ledri ka ndarë një moment nga këndimi i “Princess Diana” bashkë me Lyrical Son.
“Faleminderit per dashnine dhe mbeshtetjen qe na e keni dhane mbrame. 1 prej atyne netve qe ska mu harru.”, ka shkruar reperi.