E rrethuar nga turma, Dua kërcen “Mbi tavolina” në Prishtinë

Mediale Vip

E rrethuar nga turma, Dua kërcen “Mbi tavolina” në Prishtinë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 10:31
Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa dje u largua nga Kosova.

Për katër ditë sa qëndroi në vend, ajo shijoi pa fund udhëtimin në vendlindje.

Të premtën (10 gusht), Dua performoi para fansave të saj në festivalin “Sunny Hill”, ku dhuroi performancë magjike.

Të nesërmen, ajo ishte e pranishme në publik, ku shijoi pa fund gjatë gjithë mbrëmjes koncertin, në të cilin kënduan emra të njohur të estradës.

Në një video që ka qarkulluar në rrjete sociale, Dua shihet duke vallëzuar nën ritme e këngës “Tavolina”, nga Ledri Vula, Ermal Fejzullahu dhe Lumi B.

Ermali pulikoi këtë video në llogarinë e tij në Instagram, ku shkroi “Është kënaqësi ta shohësh një artiste që e do e gjithë bota duke u kënaqur me këngët tona. Krenar me ty Dua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat