Kim dhe Trump vetëm në zyre? Kanye West habit me komentin

Mediale Vip

Kim dhe Trump vetëm në zyre? Kanye West habit me komentin

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:50
Kim dhe Trump

Kim takohet me Trump për të liruar gjyshen në burg, Kanye ‘plas’ nga xhelozia.
Kanye West ka deklaruar mbështetjen e tij për Donald Trump, por e quajti “ngacmues” kur u pyet se sa besim kishte tek ai kur ishte në një dhomë me Kim.

I ftuar tek emisioni i Jimmy Kimmel, reperi dhe stilisti i famshëm shprehu sërish mbështetjen për Trumo duke shpjeguar se njerëzit e tjerë nuk mund të kontrollojnë veprimet e tij.

“Vetëm si muzikant, afriko-amerikan, çdo njeri pranë meje u përpoq të zgjidhte kandidat për mua dhe më pas më thoshin se nuk mund të tregoja se e pëlqej Trump”, tha ai.

Nuk mungoi pyetja për mendimin e tij rreth takimit të Kim me Trump për çështjen e gjyshes që ishte dënuar me burg të përjetshëm, e cila arriti të lirohej falë bukuroshes së famshme.

Kimmel: A jeni shqetësuar që ka qenë e vetme në një zyrë me Presidentin Trump?

Kanye: Epo, ai është ngacmues.

Ndërsa kur u pyet nëse Trump i mbështet njerëzit me ngjyrë, Kanye zgjodhi të mos përgjigjej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat