Kryeqyteti austriak, Vjena, përsëri mund të organizojë garën e Këngës në Evrovizion vitin e ardhshëm, edhe pse Izraeli fitoi konkursin e këtij viti, shkruajnë mediat austriake.
Menjëherë pas fitores së këngëtares Nete, kishte kundërshtime për mbajtjen e Evrovizionit në Izrael për shkak të situatës së sigurisë.
Sipas mediave, Austria mund të jetë mikpritëse e Evrovizionit vitin e ardhshëm, për shkak se televizioni shtetëror izraelit KAN ka kërkuar para nga qeveria për organizimin e kësaj gare, por ministri i Financave nuk pranoi të japë fonde.
Izraeli duhet të paguajë kaucion prej 12 milion euro në llogarinë zvicerane, si një garanci për organizimin e Evrovizionit.
Afati i fundit për pagesën skadon nesër, 14 gusht, dhe nëse paratë nuk sigurohen, Izraeli rrezikon të jetë nikoqir i garës.