Lyric McHenry, e njohur më shumë për paraqitjet e saj E! Reality Show – EJNYC, ka vdekur në moshën 26-vjeçare.
Ajo u gjet e vdekur të martën në mëngjes pas një mbidoze të dyshuar të drogës. Ajo u gjet në një trotuar në autostradën Major Deegan në Undercliff Ave në një lagje të Bronx të New York-ut.
Një qese e vogël e kokainës u gjet afër saj në vendin e ngjarjes dhe ajo kishte të veshur vetëm pizhame, raporton Daily Mail.
‘Policia po e heton rastin’, thanë autoritetet në një deklaratë.
Lyri thuhet se ishte shtatzënë 20 javëshe. Orë para vdekjes së saj, Lyri festoi ditëlindjen e saj me miqtë në të gjithë qytetin e New York-ut.