Të shtëna me armë në afërsi të vendit ku po xhironte klip 6ix9ine dhe 50 cent

Mediale Vip

Të shtëna me armë në afërsi të vendit ku po xhironte klip 6ix9ine dhe 50 cent

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 06:22
Tekashi 6ix9ine dhe 50 cent

Një person i armatosur ka shtënë me armë afër një blloku ku Tekashi 6ix9ine dhe 50 cent po filmonin një video muzikore në Brooklyn, të martën mbrëma, tha policia.

Sulmuesi shtiu tetë herë në rrugën Noble, thanë autoritetet. Sipas policisë, askush nuk u plagos nga sulmi.

Reperi Tekashi 6ix9ine ishte duke xhiruar një video me 50 cent, shumë afër vendit ku personi gjuajti me armë.

Policia po heton nëse sulmuesi shtiu në drejtim të artistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat