Rita Ora pas vdekjes së Aretha Franklin: Sa gjëra të mahnitshme keni bërë në jetën time

Mediale Vip

Rita Ora pas vdekjes së Aretha Franklin: Sa gjëra të mahnitshme keni bërë në jetën time

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 21:34
Rita Ora

Sot u nda nga jeta mbretëresha e muzikës soul, Aretha Franklin.

Këngëtarja ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Lajmi për vdekjen e artistes së famshme ka tronditur opinionin, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë ardhë nga e mbarë bota.

Vdekja e Aretha Franklin ka trishtuar edhe Rita Orën, e cila përmes një postimi në rrjete sociale kishte falënderim të veçantë për të.

“Mbretëresha e soul. Duke kopjuar qëndrimin e saj dhe lirinë për tu shprehur, çfarë gjëra të mahnitshme keni bërë në jetën time, Aretha, faleminderit. Prehu në paqe “, ka shkruar Rita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat