Nuk ndalet Enca, ka edhe një befasi për fansat

Mediale Vip

Nuk ndalet Enca, ka edhe një befasi për fansat

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:23
Enca Haxhia

Enca Haxhia gjatë ditës së djeshme kishte vënë 'bast' me fansat për publikimin e këngës së re.

Me një video që postoi në profilin e saj në Instagram, këngëtarja kërkoi të bëhen 50 mijë komente nëse duan që brenda një jave ta dëgjojnë këngën e re të saj.

‘Afati’ për grumbullimin e shifrës së caktuar ishte 24 orë, por ajo u arrit për vetëm 16 orë.

Andaj, Enca premtoi që kënga me titull “Rendez Vous” do të publikohet gjatë javës së ardhshme, por nuk e la me kaq.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka thënë se ka edhe një tjetër surprizë por që do ta zbulojë gjatë ditëve në vazhdim.

Se për çfarë bëhet fjalë, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat