U përfol për një fejesë të mundshme, Lori Hoxha përgjigjet: “Kurrë s’do ta merrni vesh!”

Mediale Vip

U përfol për një fejesë të mundshme, Lori Hoxha përgjigjet: “Kurrë s’do ta merrni vesh!”

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 17:45
Lori Hoxha

Lori Hoxha u përfol ditët e fundit se mund të ishte fejuar. Gjithçka nisi nga një unazë në dorën e saj dhe menjëherë u aludua që marrëdhënia e saj e dashurisë së shpejti do të kurorëzohej në martesë. Lori nuk reagoi ato ditë, por sot paska qenë dita e shumëpritur për të marr përgjigje. Një pyetje e bërë nga një fanse në Instagram ka sjellë sqarimin e shumëpritur.

"A është e vërtetë që sapo ke marrë një propozim për martesë dhe aktualisht je e fejuar, apo janë thjesht thashetheme që qarkullojnë?”, – pyet fansja.

Lori e ka përmbledhur me pak fjalë përgjigjen e saj: “Jo unë nuk jam fejuar, dhe as që kam në plan të martohem së shpejti, nëse një ditë do të martohem, ose do t’ja them vetë të gjithë botës, ose ju kurrë s’do ta merrni vesh!” , – ka përfunduar blogerja duke na i prerë shpresat për të parë një dasmë tjetër fantastike nga familja Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat