Kate më mirë se William, po Meghan dhe Harry si kanë qenë në shkollë?

Mediale Vip

Kate më mirë se William, po Meghan dhe Harry si kanë qenë në shkollë?

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 19:35
Çiftet mbretërore

Surpriza e madhe kur vjen fjala tek performancat akademike te familjes mbretërore të Britanisë është fakti qe Mbretëreshës Elisabetë nuk i është dashur kurrë të japë zyrtarisht një provim. Ajo ka pasur mësues privatë dhe kaq. Ndërkohë, princi William ka qenë mirë me mësime; ka ndjekur kurset e Kolegjit Eton ku ka marrë 10 në gjeografi, 9 në arte dhe 8 në biologji.

Nisur nga kjo vendosi të vazhdojë studimet për Gjeografi ne Universitetin St. Andrews, ku takoi dhe bashkëshorten e ardhshme, Kate Middleton. Kjo e fundit ndërkohë kishte 10 absolute në matematikë, 10 në arte dhe 9 në anglisht.

Harry nga ana tjetër, nuk shkëlqente  në mësime: 9 në arte dhe 7 në gjeografi. Kjo shpjegon ndoshta edhe pse zgjodhi rrugën e ushtrisë.

Meghan Markle ndërkohë ka të shënuar provimin final amerikan SAT, rezultatet e të cilit nuk janë bërë publike, por dihet që ka frekuentuar një lice katolik në Los Angeles. Miqtë thonë se ishte vajzë që mësonte e përpiqej, por prirjen sic u pa qartë edhe më vonë, e kishte tek teatri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat