‘Na përçau Princ Harry’, pas babait i vëllai del kundër Meghan Markle: I duket vetja më lart se ne

Mediale Vip

‘Na përçau Princ Harry’, pas babait i vëllai del kundër Meghan Markle: I duket vetja më lart se ne

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 19:37
Dukesha e Sussex-it Meghan Markle dhe Princ Harry

Kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira për Dukeshën e Sussexit. Pas debatit të vështirë me të atin dhe të motrën e saj tashmë i është ‘vënë’ edhe i vëllai.

Ai është shprehur se Meghanit i duket vetja shumë më lart s familja e tyre dhe se ishte Princ Harry ai që i përçau.

“Kjo nuk është Meghan-i që unë mbaj mend. Megi dikur ishte e kujdesshme për të gjithë, për të kishte shumë rëndësi të ishte e interesuar për të tjerët. Por që prej kohës që hyri në Hollyëood, gjithçka në jetën e saj ndryshoi. Atëherë ndoshta mendonte se ishte mbi të tjerët e tashmë që është martuar e mendon akoma edhe më shumë. Nëse sot nuk do ishte me Princin Harry pavarësisht gjithçkaje do e linte pas mërinë dhe do shkonte të shihte babain tonë nga afër e të sigurohej se është mirë,”- ka thënë vëllai i Dukeshës.

Më tej ai është shprehur se ndihet shumë i ofenduar që ndryshe nga Kate, familja mbretërore nuk i ka pranuar të afërmit e Meghan.

“Ata kanë futur në shtëpi të huaj edhe më parë, si për shembull Middleton-ët. Nuk e kuptoj përse familjen tonë e shohin ndryshe. As një ftesë për dasmën nuk më erdhi të paktën,”- ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat