Justin Bieber blen vilë me vlerë marramendëse në Kanada

Mediale Vip

Justin Bieber blen vilë me vlerë marramendëse në Kanada

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 11:16
Justin Bieber

Justin Bieber po kthehet në shtëpi pasi ka bërë një blerje të konsiderueshme të pasurive të patundshme në Wellington County, Ontario.

Këngëtari i cila është në lidhje me Hailey Baldwin sapo ka blerë një rezidencë masive prej 5 milionë dollarësh në liqenin e detit në Kanada, e plotësuar me një pistë private për garat e kuajve.

Shtëpia është tejet e bukur e mbushur me dritë nga dyert dhe dritaret e shumëfishtë në tavanin e harkuar. Justin dhe Hailey nuk do të kenë problem të argëtohen në shtëpi gjithashtu ata mburren edhe me një dhomë lojërash dhe kinema.

TMZ raporton se marrëveshja mbyllet të hënën kështu që Justin do të jetë në gjendje të lëvizë shumë shpejt. Kjo është prona e parë që Justin ka blerë në disa vite pasi jetonte në Los Anxhelos.

Nuk është e qartë nëse ikona e popit ka në plan të bëjë blerjen e tij të re në shtëpinë e përhershme ose nëse do të jetë një largim gjatë sezonës së verës.

Gjatë fundjavës, Hailey ndau një fotografi të të dyve të cilët dukeshin të lumtur të shtrirë në një anije.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat