Këngëtari me famë botërore i fiksuar pas këngës “Bonbon” të Era Istrefit

Mediale Vip

Këngëtari me famë botërore i fiksuar pas këngës “Bonbon” të Era Istrefit

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 07:32
Era Istrefi

Hiti “Bonbon” i këngëtares shqiptare Era Istrefi, i ka dhënë asaj famë ndërkombëtare dhe një sukses të jashtëzakonshëm.

Por edhe pse ka mbi 2 vjet që është publikuar, kënga vijon të korrë sukses dhe të pëlqehet.

Së fundi, fans i saj është bërë këngëtari i njohur Sam Smith, i cili ka ndarë këngën “Bonbon” para miliona fansave, duke zbuluar se e ka të preferuarën e momentit.

Deri më tani, kënga “Bonbon” ka mbi 606 milionë klikime në YouTube.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat