Enrique Iglesias lanson versionin rumun të hitit veror “Nos Fuimos Lejos”

Mediale Vip

Enrique Iglesias lanson versionin rumun të hitit veror “Nos Fuimos Lejos”

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:27
Enrique Iglesias

Enrique Iglesias i ka befasuar të gjithë duke publikuar një version të ri të këngës “Nos Fuimos Lejos”, të cilën e kishte lansuar para katër muajsh.

Në muajin prill, këngëtari i muzikës pop së bashku me Descemer Bueno dhe El Micha sollën videoklipin muzikor që numëron 44 milionë shikime në YouTube.

Mirëpo, tre autorët e këngës vendosën që të realizon edhe një version të ri, më femëror, për një treg më ndryshe.

Kështu, ata vendosën që t’ia jepnin rastin prezantueses së popullarizuar rumune, Alexandra Irina Mihai, e cila njihet me emrin artistik – Andra.

Në versionin e ri të këngës, Andra këndon në rumanisht, ndërsa kënga është pëlqyer që në ditët e para të publikimit.

Këngëtarët së bashku me mysafiren e tyre në versionin e ri të “Nos Fuimos Lejos”, e kanë xhiruar videon muzikore në të njëjtat lokacione në Las Vegas sikur klipin e parë.

Regjinë ia kanë besuar dyshes Alex Ceausu dhe Pedro Vasquez, ndërsa që në 24 orët e para të publikimit, videoklipi kaloi shifrën prej një milion shikimesh në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat