Çfarë mesazhi po përpiqet t’i japë Meghan Markle botës me gjithë ato fustane me xhepa

Mediale Vip

Çfarë mesazhi po përpiqet t’i japë Meghan Markle botës me gjithë ato fustane me xhepa

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 21:28
Meghan Markle

Ç'është ky fiksim i Meghanit për fustanet me xhepa (përveç faktit se ata janë të rehatshëm e shumë stil) Lidhet me modën , apo dukesha e Sussexit po përpiqet të na japë tjetër mesazh? Që kur është bërë pjesë e familjes mbretërore, Markle është parë shpesh në daljet publike me fustane me xhepa e sipas Dr Carolyn Harris, historian e Familjes Mbretërore, Meghan është duke përdorur fuqinë e saj për të inkurajuar ndryshime në industrinë e modës 

"Sot,po rritet kërkesa për veshje funksionale (përfshirë këtu ato me xhepanë mënyrë që gratë të jenë në gjendje të mbajnë telefonin apo çelësat e tyre ose sendet e tjera në xhepa, e mos t’u duhet gjithmonë të marrin çanta” thotë Dr Carolyn Harris për marie Claire. "Duke veshur veshjet me xhepa, Dukesha e Sussex mund të “ushtrojë presion” në industrinë e modës për të krijuar më shumë veshje me xhepa, duke i lejuar grave që të kenë mundësinë e veshjeve të rrobave komode, funksionale dhe jo vetëm të këndshme për syrin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat