Mimoza Kusari – Lila përkrah bashkëshortit më e buzëqeshur se kurrë

Mediale Vip

Mimoza Kusari – Lila përkrah bashkëshortit më e buzëqeshur se kurrë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 12:13
Mimoza Kusari Lila me burirn e saj

"Kur puna dhe kolegët bëhen familje dhe miq të vërtetë" Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari Lila është goxha aktive në rrjete sociale.

Ajo ndan momente të veçanta me ndjekësit e saj në Instagram, e që janë mbi 12mijë. Dje së bashku me bashkëshortin dhe miqtë e saj kishin marrë pjesë në dasmën e miqve të tyre dhe nga kjo dasmë kishte ndarë disa fotografi të bukura në Instagram.

Në këto fotografi Kusari-Lila dukej mjaft e lumtur në mesin e miqve dhe kishte shkruar një mesazh domethënës: “Kur puna dhe kolegët bëhen familje dhe miq të vërtetë. Sot me familjen e madhe festuam kurorëzimin e dashurisë së @kaltrinabiblekaj dhe Kreshnikut”.  

E veçanta e gjithë këtyre fotografive, ishte ajo me burrin e saj Arbenin, ku të dy dukeshin mjaft të lumtur, ndërkohë që deputetja shkëlqente me fustan dyngjyrësh. Ndërkaq, edhe pas atmosferës festive deputetja s’ka harruar të merret me aktivitete sportive gjatë vikendeve.

Ajo sot ka postuar një fotografi në mëngjes ku kishte dal për vrap në Gjakovë, duke e shijuar të dielën sportive. Mimoza Kusari –Lila në shumë intervista ka treguar se është e pasionuar pas vrapimit. 

Formë tjetër të lirimit të stresit ka treguar që ka edhe muzikën dhe se dëgjon zhanre të ndryshme të muzikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat