Tentuan të grabisin shtëpinë e Demi Lovatos, arrestohet grupi

Mediale Vip

Tentuan të grabisin shtëpinë e Demi Lovatos, arrestohet grupi

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 18:32
Demi Lovato

Rehabilitimi ishte vendi i duhur për Demi Lovaton pas problemeve me substancat narkotike  por kjo domethënë që shtëpia mbetet vetëm dhe kjo do të ishte një ‘jackpot’ për kriminelët që ta grabisin. 

Ky edhe ishte plani i një grupi grabitës që momenti që mësuan se këngëtarja është shtruar për rehabilitim, kishin tentuar të hynin në shtëpinë e saj. Policia kishte arrestuar të gjithë grupin.

Të arrestuarit nuk kishin asnjë lidhje me Demi Lovaton por thjeshtë ishin grabitës. Policia i kishin dëgjuar duke folur përmes komunikimit elektronik dhe kështu i kishin zbuluar.

Muajin e kaluar, Lovato ishte pranë vdekjes pasi që kishte marrë mbi dozë të narkotikëve. Ajo tani është në rehabilitim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat