Era, Bebe, Rita dhe Dua me një bashkëpunim? Lipa jep përgjigjen që të gjithë donim të dëgjonim

Mediale Vip

Era, Bebe, Rita dhe Dua me një bashkëpunim? Lipa jep përgjigjen që të gjithë donim të dëgjonim

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 19:55
Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Era Istrefi

Dua Lipa ka folur rreth sukseseve të saj në tregun botëror të muzikës, si dhe paraqitjes së fundit që pati në Prishtinë.

Ajo është pyetur nëse do të donte të bënte një bashkëpunime me artistet tjera shqiptare si: Rita Ora, Bebe Rexha dhe Era Istrefi.

Sipas saj, nëse do i jepej mundësia në një të ardhme për të bërë një bashkëpunim me tre artistet e tjera në fjalë, ajo do ta bënte.

“Bashkëpunim? Ndoshta një ditë, nëse do të gjejmë kohë dhe hapësirë për të bërë diçka së bashku”, ka thënë Dua Lipa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat