Meghan Markle nuk flet me babanë e saj, sepse nuk i beson më

Mediale Vip

Meghan Markle nuk flet me babanë e saj, sepse nuk i beson më

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 23:50
Meghan Markle

Thomas Markle, babai i dukeshës Meghan Markle, është shkaktari kryesor i një prej skandaleve që e kanë përfshirë familjen mbretërore.

Pasi i kishte shitur fotografitë paramartesore të vajzës së tij, ai vendosi që të mos shkonte në dasmë, ndërsa edhe pas ceremonisë, ka vazhduar me publikimin e detajeve nga jeta private e saj.

Familja mbretërore kishte reaguar pasi Thomas u kishte treguar gazetarëve detaje nga bisedat private me princin Harry, i cili, ndër tjera, i kishte thënë se do t’ia jepte edhe një shans presidentit amerikan, Donald Trump.

Thomas ka thënë se do t’i ndërpresë bisedat me gazetarët, vetëm atëherë kur Meghan do t’ia hapë telefonin. Prandaj, shumëkush ka pyetur se pse vajza e tij nuk i lajmërohet.

Sipas The Sun, arsyeja është shumë pikëlluese. Dukesha nuk i beson më babait të saj dhe ka frikë se biseda me të do të shkaktojë dëm më të madh, sepse ai mund t’ua transmetojë gazetarëve edhe atë bisedë, gjë që do të ishte e papranueshme për të.

Burime pranë familjes mbretërore kanë thënë se ata i injorojnë shkrimet e gazetave dhe presin që gjërat thjesht të shuhen vet.

Edhe pse është një prej familjeve më të fuqishme dhe më të respektuara në botë, familja e Mbretërisë së Bashkuar është përcjellë shpesh me skandale të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat