Amina Sadiku, “Princesha” e botës!

Mediale Vip

Amina Sadiku, “Princesha” e botës!

Nga: N. Sh Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:01
Amina Sadiku

Dhjetë vjeçarja nga Fushë Kosova, Amina Sadiku po korrë suksese në fushën e modelingut.

Ëndrra e saj që të jetë modele dhe këngëtare, ka filluar të i bëhet realitet.

Ajo ka marrë pjesë në pista botërore në Varna të Bullgarisë, ku pjesëmarrës ishin shumë shtete botërore, shkruan gazeta “Bota sot”.

Kjo ishte e vetmja shqiptare, e cila ka përfaqësuar kombin me traditat tona.

Ajo si bukuroshe shqiptare, është shpallur edhe “Princesha” e parë në Botë. Po ashtu ka marrë edhe shumë shpërblime dhe medalje të tjera.

Ajo tashmë ka thirrje nga shtetet e ndryshme të botës.

Amina Sadiku, vendin e parë e kishte zënë edhe në këndim në “Kosova Fest”.

Ajo e kishte marrë çmimin “Miss Litel Kosova”, në Prizren në garën “Mister multi etni Kosova”, për të vazhduar më pas rrugën në pistat botërore.

Amina Sadiku është modele në “Vija models” në Prishtinë si dhe foto modele.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat