Can Yaman: Ushqimi im i preferuar është shqiptar

Mediale Vip

Can Yaman: Ushqimi im i preferuar është shqiptar

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 09:21
Can Yaman

Can Yaman është një ndër artistët më të përfolur të momentit në shtetin turk.

Aktori së fundi ka pranuar se është me prejardhje shqiptare duke folur për mediat e Turqisë.

Ai në një intervistë të dhënë kishte pohuar se gjyshen e kishte shqiptare të Maqedonisë si dhe gjyshin e ka prishtinas.

E pas kësaj, Yaman publikoi një video në llogarinë personale në Instagram kur përgjigjet në disa pyetje interesante.

I pyetur se kë zgjedh ndërmjet ushqimit italian dhe atij shqiptar, Yaman ka zgjedhur ushqimin tonë.

Vlen të përmendet se Can u bë më i njohur për publikun shqiptar me rolin në serialin “Erkenci Kus”.

Ndryshe, Yaman është duke punuar në projekte të reja filmike të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat