“Unë të qaj për ty?”, prapaskenat e filmit të Ermalit dhe Elvanës

Mediale Vip

“Unë të qaj për ty?”, prapaskenat e filmit të Ermalit dhe Elvanës

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:31
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi

Për herë të parë këngëtaren Elvana Gjata do të kemi mundësinë që ta shohim edhe në rolin e aktores. Kjo pasi ajo po xhiron një film së bashku me mikun e saj, moderatorin Ermal Mamaqi.

Ishte ky i fundit, i cili pak ditë më parë zbuloi se filmi titullohet “Dy gisht mjaltë”. Në këtë film Ermali nuk do të vijë vetëm në rolin e aktorit, por edhe të producentit dhe bashkëskenaristit.

E nëse jeni sadopak kuriozë të dini sesi do të jetë filmi, Mamaqi ka publikuar një video të shkurtër ku tregon disa çaste nga prapaskena. Në video ai shfaqet bashkë me Elvana duke bërë gati valixhet dhe duke u zënë, pasi Gjata dëgjohet të thotë: “Unë të qaj për ty?”.

Gjithashtu Ermali na premton se ky do të jetë projekti më i madh që ka bërë ndonjëherë dhe kjo falë mikes së tij. “Ju betohem… Ky është projekti më bombë që kam bërë ndonjëherë… Nuk mund të bëhej kurrë pa Elvana Gjatën”, shkruan Ermali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat