Anëtari i familjes mbretërore më i preferuar nga stafi nuk është ai që mendoni!

Mediale Vip

Anëtari i familjes mbretërore më i preferuar nga stafi nuk është ai që mendoni!

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 19:47
Familja mbreterore

Është një prej personave më kontroversë në familjen mbretërore britanike, i famshëm për shpërthimet e tij. Por nëse nisur nga kjo, do të mendonit se stafi i Pallatit mbretëror e ka zët princin Filip, mendojeni edhe një herë!

Duka i Edinburgut në fakt, është mjaft i dashur për ta. 97 vjeçari mbahet si njeri tejet i zgjuar, me shumë humor dhe me goxha popullaritet.

Pjesetarët e stafit e duan të gjithë, sepse e shohin si një person që afron më shumë me njerëzit e zakonshëm. Protokolli mbretëror nuk e ka ndryshuar karakterin e tij. Përgjatë gjithë jetes, Filipi ka pasur një lloj rebelimi brenda vetes, një farë mosbindjeje që e ka bërë tejet interesant si personazh. Përfundimisht, rezultoka që atje e dashkan të gjithë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat