Emina Cunmulaj vazhdon ta rris vajzën në frymën shqiptare

Mediale Vip

Emina Cunmulaj vazhdon ta rris vajzën në frymën shqiptare

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 12:51
Emina Cunmulaj

Emina Cunmulaj kurrë nuk e ka harruar se ka lindur dhe është rritur në frymën shqiptare.

Modelja shqiptare këtë ndjenë ia transmeton edhe vajzës Ella Farria, ku shpesh e kemi parë teksa i flet në gjuhën shqipe.

Madje, bukuroshen e kemi teksa përgatit ushqime tradicionale shqiptare për bashkëshortin iranian, Sam Nazarian.

Së fundmi, modelja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të vajzës, të cilës i ka veshur fanellë me simbolin e flamurit kombëtar shqiptar.

Por, jo vetëm “princeshës” së vetë ia ka veshur një fanellë të tillë, ku në imazhe shihet edhe një djalë i veshur kuqezi.

Theksojmë se Emina është e martuar me milionerin iranian Sam Nazarian, të cilët së bashku kanë dy vajza Ella Faria dhe tashmë edhe vajzën e vogël Mia Soraya.

Ndryshe, Cunmulaj për momentin nuk është duke punuar për momentin në rrafshin e modës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat