Pak ditë pas lindjes, Adelina Tahiri pranon dhuratat e para për djalin

Mediale Vip

Pak ditë pas lindjes, Adelina Tahiri pranon dhuratat e para për djalin

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 12:12
Adelina Tahiri

Para pak ditësh, këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe avokati më i pasur në Maqedoni, Serjozha Markov morën titullin prindër të një djali, që e kanë pagëzuar me emrin, Jon.

Më pas këngëtarja 26 vjeçare solli pamje të festës së djalit, të cilët e pritën me muzikë e me tupana. Ndërsa tani, Adelina ka publikuar një fotografi në Instastory kur tregon dhuratat që ka pranuar për të birin që siç duket janë nga vëllau i vetëm i saj.

Kujtojmë që Tahiri dhe Markov u martuan në dhjetor të vitit që lamë pas ku kritikat ishin të shumta për diferencën në moshë që dyshja kanë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat