Pas operacionit, Era Istrefi rikthehet në top-formë

Mediale Vip

Pas operacionit, Era Istrefi rikthehet në top-formë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 16:04
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi javën e kaluar i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike për largimin e apendiksit.

Ajo pas lirimit nga spitali u shpreh se po ndjehet më mirë dhe që ka filluar të marrë veten.

Kështu, në dy videot e fundit Era tregon se është duke u relaksuar në një pishinë gjersa sjell pamje nga atje. Siç duket Istrefi tashmë po rikthehet në top-formë.

E njëjta ka qenë këtë verë shumë aktive, duke publikuar disa projekte muzikore e që pas kësaj ndërhyrje do të punojë fuqishëm për projektet që do t’i publikoj në vijim.

“Prisoner” dhe “Oh God”, janë dy këngët e fundit të lansuara nga ajo me klipe mjaft atraktive në Xhamajka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat