Aktori i “James Bond” bëhet baba në moshën 50-vjeçare

Mediale Vip

Aktori i “James Bond” bëhet baba në moshën 50-vjeçare

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 16:23
Daniel Craig dhe Rachel Weisz

Daniel Craig është bërë baba pasi bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Rachel Weisz ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit.

Çifti i njohur janë bërë prindër të një vajze, pas lajmit të bujshëm se aktorja, Rachel Wisz është në pritje të një fëmije në moshën 48 vjeçare.

Aktorja së pari ka treguar lajmin se po pret një bebe në një intervistë në prill, kur ka thënë se Daniel dhe ajo janë shumë të lumtur që do të bëjnë një fëmijë të vogël.

Rachel ka një djalë 12 vjeçar me ish të fejuarin Darren Aronofsky, ndërsa Daniel  ka një vajzë 26 –vjeçare me ish-bashkëshorten Fiona Loudon.

Dyshja janë martuar në vitin 2011 ndërsa njihen si ndër çiftet më të bukura në industrinë e filmit, e sigurisht se pritet që vajza të jetë një yll i vërtetë.

Craig është duke punuar në filmin e tij të fundit në rolin e agjentit sekret ‘James Bond’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat