Zanfina emocionohet nga dhurata që pranoi për ditëlindjen e nënës së ndjerë

Mediale Vip

Zanfina emocionohet nga dhurata që pranoi për ditëlindjen e nënës së ndjerë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 19:00
Zanfina Ismaili

Tash e një kohë është shkëputur nga muzika.

Zanfina Ismaili është përkushtuar më shumë rreth jetës private dhe profesionit të parë.

Data e sotme për Zanfinën është shumë e veçantë, kjo ngase me këtë datë shënohet edhe ditëlindja e nënës së saj të ndjerë, Monës.

“Urime ditëlindja, mami! Kisha dasht t’ishim kon bashkë me festu sot! gjithmonë ki mu kon mungesa ma e madhe e jetes…”, kishte shkruar ajo në urimin që i bëri asaj.

Ndërsa, përmes një imazhi të postuar në rrjete sociale, Zanfina zbulon dhuratën që mori në këtë ditë, e që është një qafore me emrin e saj mbi të.

“Kush ka miq, boten ka! Kjo dmth sot per mua me shume se krejt bota! Ju faleminderit”, ka shkruar këngëtarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat