Rachel Weisz bëhet nënë në moshë 48-vjeçare

Mediale Vip

Rachel Weisz bëhet nënë në moshë 48-vjeçare

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 23:37
Rachel Weisz

Aktorja britanike, Rachel Weisz dhe bashkëshorti i saj, Daniel Craig, janë bërë prindër të një vajze.

Dy aktorët i kanë njoftuar miqtë e tyre se janë të lumtur me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre – transmeton Daily Mail.

Ky është fëmija i parë i përbashkët i çiftit, ndërsa është një lumturi e veçantë për ta, duke qenë se Weisz është bënë nënë në moshë 48-vjeçare.

Weisz dhe Craig janë në lidhje qe tetë vite, ndërsa u njoftuan në xhirimet e filmit “Dream House”.

Më pas ata u martuan, mirëpo asnjëherë nuk kanë folur në publik për lidhjen e tyre dhe jetën private. Gjërat intime gjithmonë i kanë ruajtur për vete.

Aktorja e famshme ka qenë në lidhje nëntëvjeçare me filmbërësin Darren Aronofsky, me të cilin ka një djalë.

Nga ana tjetër, Craig ka qenë i martuar me aktoren skoceze, Fiona Loudon, me të cilën ka një vajzë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat