Reperi që fitoi çmimin Grammy, T-Pain, u arrestua në policia në Atlanta, pasi u përpoq të kalonte një pikë kontrolli të sigurisë me një armë në aeroportin ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson.
Sipas informacioneve, arma u gjet në një çantë e cila i përkiste T-Pain, emri i të cilit është Faheem Rashad Najm.
Më pas, T-Pain u dërgua në zonën e policisë së aeroportit.
Policia tha në një deklaratë se reperi konfirmoi mbajtjen e armës, duke siguruar një leje të vlefshme dhe arma më pas iu kthye atij.
Megjithatë, policia tha se reperi po hetohet pasi posedonte armë në një pikë kontrolli në aeroport.