Aktorja humb fëmijën në shtatzëni, prek me fjalët

Mediale Vip

Aktorja humb fëmijën në shtatzëni, prek me fjalët

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 09:12
Ximena Navarrete

Aktorja bukuroshe e telenovelës ‘Stuhia’, Ximena Navarrete i gëzoi të gjithë me lajmin se ishte shtatzënë.

30-vjeçarja dukej shumë e emocionuar dhe pyeste fansat nëse fëmija i saj ishte djalë apo vajzë.

Por gëzimi është kthyer në hidhërim për Ximenën pasi ajo e ka humbur fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë aktorja me një foto të postuar në Instagram në të cilën shkruhet:

‘Një pjesë e zemrës time jeton në parajsë’.

‘Nuk ka fjalë për ta përshkruar situatën e vështirë dhe të trishtë që unë dhe bashkëshorti im po përjetojmë. Siç ndajmë momente lumturie me ju, është e nevojshme të ndajmë edhe momente trishtimi.

Sot zemra e fëmijës sonë pushoi së rrahuri dhe me shumë dhimbje po e bëjmë publik lajmin me fansat tanë, njerëzit që na duan. Ne e donim shumë fëmijën. Të qëndronte brenda meje për 15 javë ishte dashuria më e madhe dhe iluzioni më real.

Falënderoj Zotin për atë ndjenjë. Thonë se Zoti kurrë nuk dërgon diçka që nuk mund ta mbajmë, ky rast nuk është përjashtim. Faleminderit familjeve tona sepse ndjenja e mbështetjes suaj bën të gjitha ndryshimet.

Dashuria ime (bashkëshortit) të dua dhe nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërcejmë, duke qenë së bashku dhe me dorën e Zotit gjithçka është e mundur. Të dua me gjithë zemër, tani kemi një engjëll në qiell që me siguri do na dërgojë bekime të reja’, ka shkruar Ximena në Instagram.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat