Meghan Markle dhe Princ Harry adoptojnë një qen

Mediale Vip

Meghan Markle dhe Princ Harry adoptojnë një qen

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 08:25
Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë ndërmarrë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre.

Çifti mbretëror ka adoptuar një Labrador të zi.

Javën e kaluar u zbulua se Dukesha e Sussex dhe Princi do të mirëprisnin një kafshë të re në shtëpinë e tyre në Kensington Palace.

Sipas The Sun, qeni mban emrin Oz.

Meghan gjithmonë ka qenë një adhuruese e qenve dhe ka pasur dy të tillë kur jetonte në Toronto.

Bogart, një Labrador-gjerman, Meghan u detyrua që ta linte në Toronto për shkak se ishin tepër i vjetër për të bërë një udhëtim të gjatë me aeroplan. Ndërsa qeni i saj tjetër, Guy fluturoi në Angli në nëntor.

Bogart është nën kujdesin e miqve të Meghan dhe padyshim që ajo do ta vizitojë fgjatë udhëtimit të saj në Kanda ndërsa Guy po jeton me familjen mbretërore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat